0.1 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Buy now

spot_img

Abdixhiku shpalos programin për infrastrukturë dhe energji: Kosova duhet të lëvizë përpara me hapa të shpejtë

Lumir Abdixhiku, kandidati për kryeministër i LDK-së, njëherësh edhe kryetar partie, ka bërë të ditur se sot në Mitrovicë e ka prezantuar programin për Infrastrukturë dhe Energji.

Në një postim në Facebook, ai ka thënë se kanë prezantuar projekte të mëdha që do ta transformojnë Kosovën dhe do ta shndërrojnë atë në model të zhvillimit rajonal – me rrjet rrugor të zhvilluar që lidh qytete e që krijon mundësi të reja, dhe me sistem energjetik të qëndrueshëm dhe më të pastër.

“Kosova duhet të lëvizë përpara me hapa të shpejtë, sepse nuk mund të qëndrojmë të fundit në Europë! Është koha të ecim me hapa të sigurt drejt një të ardhme ku standardet tona të jetës janë si të çdo vendi të zhvilluar Europian!”, ka thënë Abdixhiku.

Ndër tjera, ai ka shtuar se me programin “Rruga e Re”, Kosova do ta ketë një infrastrukturë rrugore moderne dhe një sistem energjetik stabil për një ardhme të qëndrueshme.

Programi i LDK-së në Infrastrukturë dhe Energji:

Në Infrastrukturë:

* Përfundimin e të gjitha magjistraleve kryesore, duke përfshirë Prishtinë-Podujevë  me investim 50 milionë euro dhe Prishtinë-Mitrovicë me investim 30 milionë euro.

* Përfundimin e Autostradës së Anamoravës, që lidh Prishtinën me Gjilanin dhe Dheun e Bardhë, me një investim prej 170 milionë eurosh.

* Ndërtimin e Unazës së Jashtme të Kryeqytetit, një projekt me vlerë totale prej 350 milionë eurosh, për ta lehtësuar trafikun dhe rritur efikasitetin në kryeqytet.

* Vazhdimin e Autostradës “Ibrahim Rugova” deri në Merdarë, me kosto prej 150 milionë eurosh si pjesë e investimeve rajonale të BE-së.

* Ndërtimin e 200 vendndalesave për autobusë dhe vetura në rrugët rajonale me investim 10 milionë euro.

Në Energji:

* Ndërtimin e një Centrali me Gaz prej 500 MË për tranzicion dhe stabilitet energjetik me investim prej 500 milionë eurosh.

* Gazifikimin e Kosovës për ngrohje qendrore dhe industri, me linjë furnizimi prej Hanit të Elezit deri në Mitrovicë (120 milionë euro).

* Kapacitet të ri prej 1000 MË të energjisë së ripërtëritshme nga parqet solare dhe të erës brenda 4 vitesh.

* Infrastrukturë rezervë për ruajtjen e energjisë elektrike përmes hidrocentraleve reversibile dhe baterive me investim 50 milionë euro nga buxheti shtetëror dhe 250 milionë euro nga kompani private.

* Eliminimin e TVSH-së për energjinë elektrike për ta lehtësuar barrën financiare mbi familjet kosovare.

* Planin Kombëtar për Vetura Elektrike i cili eliminon të gjitha obligimet doganore dhe tatimore për regjistrimin e veturave elektrike në vend.

* Dyfishimin e projektit të kogjenerimit në Prishtinë dhe Obiliq me investim 120 milionë euro.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img