Në një intervistë për mediumin shqiptar “5 Pytjet AL”, drejtori i gazetës “Papirus”, Agim Hoti, diskutoi disa prej zhvillimeve të fundit në rajon, duke u fokusuar kryesisht në situatën politike në Maqedoninë e Veriut dhe në Kosovë, raporton PrishtinaPress.
Një nga temat kryesore të intervistës ishte shpallja “non grata” e Artan Grubit, antar i Partisë Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) në Maqedoninë e Veriut, nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Hoti shpjegoi se ky është një zhvillim i rëndësishëm që ka të bëjë me ndikimin e faktorëve ndërkombëtarë në politikën e Ballkanit. Ai theksoi se ky është një moment delikat për Maqedoninë e Veriut, pasi veprimet e tilla nga SHBA mund të kenë pasoja të mëdha në jetën politike të vendit dhe në marrëdhëniet me perëndimin.
Po ashtu, Hoti u ndal edhe në situatën aktuale në Kosovë, duke e cilësuar sigurinë në vend si të brishtë. Ai bëri të ditur se SHBA është duke përgatitur një listë të “zezë” të individëve të lidhur me qeverinë e Kosovës, të cilët do të shpallen “non grata” dhe do të ndalohen nga hyrja në territorin amerikan. Sipas tij, kjo listë do të përfshijë 3 deri në 5 persona që mbajnë pozita të larta në institucionet e Kosovës. Kjo është një paralajmërim për ndihmën dhe mbikëqyrjen ndërkombëtare ndaj qeverisë kosovare, dhe sipas Hotit, këto masa mund të reflektojnë shqetësime për korrupsionin dhe abuzimin me pushtetin.
Hoti gjithashtu theksoi se këto zhvillime tregojnë për një rritje të angazhimit të fuqive ndërkombëtare për të adresuar sfidat e brendshme në Ballkan, sidomos në lidhje me funksionimin e institucioneve dhe ruajtjen e rendit dhe stabilitetit në rajon.