2 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Deputetët e Kosovës kërkojnë heqjen e masave nga BE-ja

Në punimet e takimit të 12-të të Komisionit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE-Kosovë, është kërkuar tërheqja e menjëhershme e masave ndaj Kosovës nga BE, përgjigjen në aplikimin e Kosovës për shtet kandidat në BE si dhe anëtarësimin e Kosovës në BE.

Kështu ka njoftuar Kuvendi i Kosovës, ku thuhet se mosvendosja e masave ndaj Serbisë ka inkurajuar atë që pas sulmit të Banjskës, të organizojë sulmin e dytë terrorist në infrastrukturën kritike të Kosovës.

Prandaj, janë kërkuar veprime të drejtpërdrejta ndaj shtetit agresor sapo të finalizohen hetimet e sulmit të fundit.

Tutje thuhet se në pjesën e dytë të këtij takimi u diskutua për progresin e Kosovës në reformat e integrimit në BE si dhe bashkëpunimin rajonal.

Ndërsa pjesa e tretë dhe e katërt e këtij takimi si fokus pati temën e dialogut në mes të Prishtinës dhe Beogradit dhe temën Zhvilimin ekonomik, tranzicionin e energjisë dhe tema e fundit në agjendë ishte Mediat, Shoqëria Civile dhe fuqizimi i rinisë,

Sipas njoftimit, takimi i dymbëdhjetë i Komisionit Parlamentar për Stabilizim Asociim BE- Kosovë përfundoi me miratimin e Deklaratës së Përbashkët, e cila do të publikohet si Konkluzë zyrtare e këtij komisioni.

Punimet e takimit të 12-të të Komisionit Parlamentar për Stabilizim-Asociim BE-Kosovë, u zhvilluan me 9 dhjetor 2024 në selinë e Parlamentit Evropian në Bruksel.

Ky takim u bashkëkryesua nga deputetja Mimoza Kusari-Lila nga Kuvendi i Kosovës dhe Davor Ivo Stier nga Parlamenti Evropian.

Nga Kuvendi i Kosovë morën pjesë edhe anëtarët e këtij delegacioni, deputetët Armend Muja, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni, Jeta Statovci, Avdullah Hoti, Ariana Musliu-Shoshi, Pal Lekaj dhe Enis Kervan.

Ndërkaq, në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, Komisionit iu adresua edhe Ambasadori i Kosovës në Bruksel, Agron Bajrami.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img