3.6 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Buy now

spot_img

FSK dhe Ajova me plan të përbashkët për vitet 2025-2027

Në kuadër të partneritetit strategjik ndërmjet Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Gardës Kombëtare të Ajovas, një delegacion nga FSK-ja ka marrë pjesë në Konferencën Planifikuese për koordinimin e trajnimeve dhe aktiviteteve të përbashkëta për periudhën 2025-2027.

Konferenca u zhvillua në Ajova të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke u bazuar në udhëzimet dhe angazhimet e komandantit të FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, dhe komandantit të Gardës Kombëtare të Ajovas, gjeneral major Stephen Osborn, transmeton Klankosova.tv.

Delegacioni i FSK-së u kryesua nga Shefi i G3/7 të Shtabit të Përgjithshëm, Astrit Haliti, dhe përfshiu përfaqësues nga departamentet G1, G4, Rreshter Majori i FSK-së dhe përfaqësues nga Komanda për Forcën Tokësore.

Gjatë kësaj konference, u rishikuan dhe rifreskuan planet për trajnimet dhe aktivitetet për vitet 2025-2026, ndërsa u përfshi për herë të parë edhe viti 2027 në mbështetje të planit gjithëpërfshirës të tranzicionit, njofton FSK-ja përmes një postimi në Facebook.

Planifikimi përfshinte aspekte të rëndësishme si: manovrat, mbështetjen logjistike, personelin, komunikimin dhe kibernetikën, shëndetësinë, si dhe zhvillimin e liderëve dhe kanalin e nënoficerëve.\Klankosova.tv.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img