0.1 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Buy now

spot_img

Ministrja Haxhiu i ndërhyn Prokurorisë: Lëshimi në procedurë të rregullt po i inkurajon dhunuesit, po shndërrohen në vrasës

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka folur me rastin e lansimit të projektit të hallkave për mbikëqyrje elektronike.

Ajo tha se kjo është një ndër projektet më të rëndësishme për të mbrojtur jetën dhe dinjitetin e vajzave dhe grave në Kosovë.

Ministrja thekson se dënimet e ulëta dhe veprimet me lëshim në procedurë të rregull nga Prokuroria, po i inkurajon dhunuesit dhe po shndërrohen në vrasës.

“Ne në vazhdimësi kemi thënë se do të ndërmarrim çdo veprim për të mbrojtur jetën e vajzave dhe grave në Kosovë. Kemi ndërmarr shumë veprime. Kjo është një ndër projektet më të rëndësishme për të mbrojtur jetën dhe dinjitetin e vajzave dhe grave në Kosovë. Dhuna në familje nuk është çështje private është përgjegjësi e institucioneve dhe në këtë rast presim veprime serioze sidomos nga Prokuroria dhe Gjykata. Dënimet e ulëta dhe veprimet me lëshim në procedurë të rregull nga Prokuroria i inkurajon dhunuesit në mënyrë që shteti pra me këto veprime, institucionet e drejtësisë, dhunuesit po i shndërrojnë në vrasës”, tha Haxhiu.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img