3.3 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Buy now

spot_img

Egzon Azemi i VV-së e arsyeton Gëzim Sveçlën, thotë se heqja e mikrofonit nuk është “tragjike”

Sekretari i Qendrës së VV-së në Prishtinë, Egzon Azemi, e ka justifikuar largimin e mikrofonit nga shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin Komunal të Prishtinës, Gëzim Sveçla, duke e cilësuar si veprim “jo-tragjik”.

“Nëse hiqet një mikrofon nuk është që ndodh diçka tragjike. Nuk pat asnjë lëndim, madje as pajisja nuk u lëndu.” – tha ai.

Azemi theksoi më tej se shkulja e mikrofonit nuk kishte të bënte me buxhetin, por me diskutimet rreth planit zhvillimor komunal.

“Ka qenë një seancë e grumbulluar me pika jashtëzakonisht të rëndësishme, duke filluar   prej buxhetit për të cilin nuk ka ndodhur ky veprim, por ka ndodhur për shkak të planit zhvillimor komunal” – tha ai në TV Dukagjin.

Megjithatë, Sveçla është dërguar në mbajtje për 48 orë për veprimet e tij.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img