-3.8 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Skandalet i vënë hije të rëndë Shqipërisë në Rio

Shqipëria ka nisur edhe një Olimpiadë të re me shpresë për medaljen e parë, por janë skandalet e ndryshme ato që kanë bërë bujë tek ekipi olimpik i Shqipërisë në hapje të “Rio 2016”. Ishin sportistët pjesëmarrës që kanë bërë akuza të ndryshme ndaj drejtuesve në ditët e para të Lojërave Olimpike të Rios, shkruan sot Koha Ditore.

Akuzat e fundit u bënë lidhur me pjesëmarrjen e notarit Sidni Hoxha. Ishte babai i tij, Shpëtim Hoxha, që tha se notari rrezikon konkurrimin në 50 metra stil të lirë, pasi drejtuesit e delegacionit të Shqipërisë kanë ngatërruar kohën më të mirë të notarit. Për këtë notari Hoxha është vendosur në një bateri të dobët e jo në bateri më të fortë, në të cilën është dashur të jetë në bazë të rekordit që e ka.
“Dua të denoncoj shkatërrimin që i është bërë sportistit Sidni Hoxha si për bursën olimpike, si për mosdhënien e shpërblimeve dhe së fundi sportisti është në pikën kritike për të mos marrë pjesë në Olimpiadë. Arsyeja është për një shpërdorim detyre që kanë bërë, duke i ndryshuar rezultatin në 50 metra stil të lirë ku do të garojë”, ka thënë babai i notarit për “Panorama Sport”.
Ai ka treguar se në vend që si rezultat më i mirë i notarit të jepej koha e vërtetë prej 22.93, është dhënë koha prej 29.93. Për këtë gabim ai është vendosur në baterinë e parë me një grup notarësh të dobët

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img