Një shtetas i Turqisë është kapur nga policia e Kosovës.
I njëjti kishte urdhër arrest ndërkombëtar për veprën penale të mashtrimit financiar. Kështu ka bërë të ditur policia përmes një njoftimi për media.
“Policia e Kosovës respektivisht njësiti i saj FAST në kuadër të Drejtorisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor ka arrestuar një person të dyshuar me urdhër arrest ndërkombëtar. Me datë 09.12.2024 rreth orës 15:00, zyrtarë policor nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor kanë bërë arrestimin e një personi shtetas turk i kërkuar me urdhër arrest ndërkombëtar nga shteti i Turqisë për vepra të rënda penale të mashtrimit financiar. Me urdhër të prokurorit kujdestar i arrestuari dërgohet në ndalim policor për 48 orë për të vazhduar me procedurat e mëtejme ligjore”, thotë policia, njofton Klankosova.tv.