3.3 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Buy now

spot_img

Arton Demhasaj synon karrigen e deputetit me AAK-në

Arton Demhasaj është aderimi i fundit në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), njëherazi kandidat për deputet.

Prezantimi i tij është bërë nga kreu i partisë, Ramush Haradinaj, i cili theksoi përvojën e Demhasajt në shoqërinë civile dhe angazhimet e tij profesionale, njofton Klankosova.tv.

”Arton Demhasaj bashkohet me ne si kandidat për deputet. Ka punuar për 16 vjet si aktivist në shoqërinë civile. Ka qenë bursist i Ambasadës amerikane në programin për transparencë dhe llogaridhënie në qeverisje. Po ashtu, ka qenë i angazhuar për 10 vjet si analist në televizionet nacionale”, tha Haradinaj gjatë prezantimit të Demhasajt.

Ai shtoi se Demhasaj do të angazhohet në fusha kyçe si drejtësia, arsimi dhe mjedisi, duke kontribuar gjithashtu në paraqitjet mediale të partisë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img