-3.6 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Buy now

spot_img

Biden: Rënia e Assadit është një akt themelor drejtësie

Presidenti amerikan Joe Biden po flet në Shtëpinë e Bardhë, pasi takoi ekipin e tij të sigurisë kombëtare këtë mëngjes për të marrë një përditësim mbi situatën në Siri.

“Më në fund, regjimi i Assadit ka rënë. Ky regjim brutalizoi, torturoi dhe vrau qindra mijëra sirianë të pafajshëm”, tha ai, duke shtuar se rënia e Assadit është një “akt themelor drejtësie”.

Ai theksoi se ky është një moment “mundësie historike për popullin e shumëvuajtur të Sirisë për të ndërtuar një të ardhme më të mirë”, por paralajmëron se është gjithashtu “një moment rreziku dhe pasigurie”.

Biden është zotuar të mbështesë fqinjët e Sirisë – “përfshi Jordaninë, Libanin, Irakun dhe Izraelin” – gjatë tranzicionit të pushtetit në Siri.

Presidenti amerikan bëri të ditur se SHBA-të do të punojnë me partnerët dhe palët e interesuara në Siri, për t’i ndihmuar ata “të shfrytëzojnë një mundësi për të menaxhuar rreziqet”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img