3.6 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Buy now

spot_img

Çka ndodhi në 48 orët e para pas sulmit me eksploziv në Ibër-Lepenc? Tregon Kurti përmes një video

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka folur sërish për sulmin në kanalin e Ibër-Lepencit i cili ndodhi më 29 nëntor në fshatin Varagë të Zubin Potokut.

Nëpërmjet një postimi në “X”, shefi i qeverisë thotë se në sulm janë përdorur 20 kilogramë eksploziv, dhe nëse do ishte realizuar sulmi i parashikuar ai mund të kishte reduktuar prodhimin e energjisë në vendin me 60 për qind.

“Përafërsisht 20 kg eksploziv u përdorën në sulmin terrorist të së premtes së kaluar në infrastrukturën tonë kritike. Kjo javë e kaluar mund të kishte qenë shumë ndryshe po të mos kishte qenë reagimi i shpejtë, i koordinuar dhe profesional institucional për të zbutur ndikimin e dëmit”. 

“Si një sulm ndaj popullatës civile, ai mund të kishte reduktuar prodhimin e energjisë në vend me 60 për qind dhe të kishte ndikuar në aksesin e ujit për deri në 40 për qind të popullsisë. Ngjashmëria me shënjestrimin dhe shkatërrimin e infrastrukturës civile kritike nga Rusia në Ukrainë është alarmante”, ka shkruar Kurti, njofton Klankosova.tv.

Ai ka publikuar në llogarinë e tij një video për të cilën thotë se rrëfen ngjarjet dhe reagimin institucional brenda 48 orëve të para pas sulmit.

“Kjo video rrëfen ngjarjet dhe reagimin institucional brenda 48 orëve të para pas sulmit, që ndodhi më 29 nëntor. Ndërkohë që është bërë përparim i dukshëm, përpjekjet institucionale për riparimin e plotë të dëmit dhe rivendosjen e normalitetit janë ende në vazhdim”, ka shkruar kryeministri.

https://x.com/albinkurti/status/1865776277136806126

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img