-0.9 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Buy now

spot_img

Ngritja e aktakuzës së re ndaj Thaçit/ Çitaku: Marrëzi çka po na shohin sytë

Sekretarja e Përgjithshme e PDK’së, Vlora Çitaku ka reaguar përsëri pas ngritjes së aktakuzës së re ndaj Hashim Thaçit.

Çitaku thotë se nëse lufta jonë ka qenë e padrejtë dhe e papastër, atëherë ka kërkuar të akuzohen edhe George Washington e Charles de Gaulle.

“Çka është drejtësia? Çka? Sinqerisht.  Çka ështe lufta për liri? Çka është lufta për pavarësi?

Lufta ose është e drejtë ose jo.  E nëse lufta jonë ka qenë e padrejtë, e papastër, akuzojeni edhe George Washingtonin, Charles de Gaulle dhe të tjerët.  Marrëzi çka po na shohin sytë”, shkroi Çitaku në Facebook.

Theksojmë se Gjykata e Hagës ka publikuar aktakuzën e re të konfirmuar kundër ish-presidentit Hashim Thaçi, Hajredin Kuçit, Isni Kilajt, Bashkim Smakajt e Fadil Fazliut. Të pestit akuzohen për pengim të drejtësisë dhe për ndikim tek dëshmitarët.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img