3.3 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Buy now

spot_img

Krasniqi: Aktakuza e re kundër Thaçit ngre shqetësime

Kryetari i PDK-së Memli Krasniqi, thotë se njoftimi që ish-presidentit Hashim Thaçit i është shtuar edhe një aktakuzë për pengim të drejtësisë, ngre shqetësime lidhur me qasjen dhe fokusin e këtyre procedurave gjyqësore.

“Këto shqetësime thellohen më tej nga arrestimi i tri personaliteteve të tjera, si dhe nga fletëthirrja për paraqitje para Dhomave të Specializuara për z. Hajredin Kuçi”, u shpreh tutje ai.

Krasniqi ngriti pyetjen se a po reflekton ky proces drejtësie paanshmëri dhe profesionalizëm, përcjell Klankosova.tv.

“Ne mbështesim fuqishëm parimet e drejtësisë dhe llogaridhënies, por një pyetje e thjeshtë dhe kritike ngrihet sonte: A po reflekton ky proces drejtësie paanshmërinë dhe profesionalizmin që Kosova, qytetarët e saj dhe çlirimtarët tanë në Hagë e meritojnë?”, shkroi kreu i PDK-së, në Facebook.

Ai tutje tha se drejtësia nuk duhet asnjëherë, të përdoret si mjet për të rishkruar historinë apo për të kontestuar sakrificat e atyre që luftuan për lirinë e Kosovës.

“Ne apelojmë që Dhomat e Specializuara të veprojnë me përgjegjësi maksimale! Vendimet e tyre duhet të mbështeten vetëm në fakte dhe parime ligjore. Drejtësia nuk duhet, asnjëherë, të përdoret si mjet për të rishkruar historinë apo për të kontestuar sakrificat e atyre që luftuan për lirinë e Kosovës”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img