3.6 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Buy now

spot_img

Bislimi në Amerikë, flet për sulmin në Ibër-Lepenc

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, u mirëprit nga kongresmeni amerikan, William Keating.

Bislimi e informoi kongresmenin lidhur me zhvillimet e fundit në Kosovë, përfshirë dhe aktin terrorist dhe sulmin kinetik ndaj kanalit të ”Ibër Lepencit”, si sulmin e dytë në shkallë të madhe ndaj sigurisë kombëtare, pas sulmit më 24 shtator 2023 në Banjskë.

Ata gjithashtu, trajtuan dhe zhvillimet në lidhje me procesin e dialogut.

“Zëvendëskryeministri e falënderoi kongresmenin për përkrahjen e vazhdueshme dhe të palëkundur të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj Republikës së Kosovës. Veçoi mbështetjen lidhur me projektin e MCC-së, Programi Kompakt 236.7 milionë dollarësh në bashkëpunim me ShBA-në”, thuhet në komunikatë.

“Në vijim, biseduan rreth progresit demokratik dhe rritjes ekonomike që ka njohur vendi në katër vitet e fundit, ku zëvendëskryeministri Bislimi theksoi indikatorët pozitivë makroekonomikë të vendit dhe perspektivën për rritje të qëndrueshme ekonomike”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img