3.6 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Konjufca pas dënimit të Nezir Mehmetajt: Kërkoj nga bashkësia ndërkombëtare të rrisë presionin ndaj Serbisë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka reaguar pasi gjykata serbe e ka dënuar me gjashtë vjet burg shtetasin kosovar Nezir Mehmetaj.

Ai e ka quajtur këtë si padrejtësi, derisa ka kërkuar nga bashkësia ndërkombëtare që ta rrisë presionin ndaj Serbisë për këtë rast.

Sot, pas një arrestimi në vitin 2020, pas një akuzimi dhe procesi të shpikur e arbitrar ndaj qytetarit tonë Nezir Mehmetaj, gjykata në Serbi e ka dënuar atë me 6 vite burg. Mendësia e vjetër e Serbisë që ka kryer gjenocid në Kosovë nuk mund të prodhojë asgjë të re veçse fshehjes së krimeve në njërën anë dhe shpikjes së tyre në anën tjetër.

E dënoj fuqishëm këtë padrejtësi dhe kërkoj nga bashkësia ndërkombëtare të rrisë presionin ndaj Serbisë, me zë të qartë kundër kësaj padrejtësie dhe në mbështetje të të drejtave të njeriut“, ka shkruar Konjufca në profilin e tij në Facebook.

Mehmetaj është dënuar me gjashtë vjet burg, nën akuza për krime lufte kundër popullatës civile në fshatin Rudicë të Klinës më 1999.

Ndërkaq, avokati i Nezir Mehmetajt, Milliq Konstantinoviq, ka thënë se do ta apelojë vendimin, pasi, sipas tij, gjykata nuk ka prova relevante për asnjë pikë të aktakuzës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img