10.1 C
Pristina
Tuesday, February 25, 2025

Buy now

spot_img

Karriget stomatologjike në QKUK, Kurti: Për një shëndetësi publike në shërbim të të gjithëve

Gjatë ditës së sotme, QKUK-ja është pajisur me 24 karrige moderne stomatologjike.

Për këtë fillimisht ka njoftuar ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, dhe së fundmi edhe kryeministri Albin Kurti, njofton Klankosova.tv.

Në një postim në Facebook, shefi i qeverisë thotë “klinikë pas klinike, shërbim pas shërbimi, për një shëndetësi publike në shërbim të të gjithëve”.

“Vitin e kaluar filluam me ofrimin e shërbimit të sedacionit inhalator – duke u bërë vendi i vetëm në rajon. Tri javë më parë, në stomatologji filloi trajtimi i ri për zgjerimin e nofullës së sipërme me pajisjen e teknologjisë së fundit Fiks – Hirax. Kurse sot, teksa po përmbyllim vitin, Qendra Klinike Stomatologjike Universitare e Kosovës është pajisur me 24 karrige moderne stomatologjike të pajisura me instrumente të integruara. Klinikë pas klinike, shërbim pas shërbimi, për një shëndetësi publike në shërbim të të gjithëve”, ka shkruar kryeministri.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img