0.6 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

PSD i reagon VV-së: Konflikti me Listen Serbe, inskenim i dobët

Partia Social Demokrate i ka reaguar partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje, mbi situatën e sotme të krijuar në Kuvend me rastin e pengimeve të punimeve nga Lista Serbe

Siç thotë PSD, konflikti me Listen Serbe në Kuvend, ishte inskenim i dobët i Vetëvendosjes, transmeton klankosova.tv.

”Serbia e zgjedhjeve është Serbia e Vetëvendosjes. Serbia është aset për projektet e munguara. Serbia është mjet për të shpallur armiq poshtë e lart.

Konflikti me Listen Serbe sot ishte një inskenim i dobët. Ndërkohë që s’kanë përgjigje për teatrin në grevë, kanë zgjedhur t’bëjnë shfaqje e filma vet. Konjufca e bëri sot një simulim elektoral. Ka 18 muaj që deputetët e Listës Serbe nuk janë Kuvend. Ata thjesht janë nënshkruar çdo 6 muaj për t’i marrë pagat. Por Glauku na u paska aktivizu vetëm sot, 2 muaj para zgjedhjeve.

“Patriot me bateria”, – kjo është shprehja popullore për atë që me fjalë hiqet si trim me fletë. Patriotizmi elektoral është patriotizëm me bateria”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img