Vedat Muriqi nuk e “fali” Barcelonën.
Sulmuesi kosovar, pas golit të tij të parë këtë sezon në La Liga ndaj Real Madridit, shënoi edhe ndaj Barcelonës.
Sot në përballjen mes Mallorcës dhe Barcelonës, që përfundoi me fitoren 5-1 të blaugranëve, Muriqi la gjurmën e tij.
Në minutën e 43-të, ai shënoi golin që barazoi ndeshjen 1-1.
Ky nuk ishte goli i tij i parë ndaj Barcelonës, pasi edhe në shtator të vitit të kaluar, Muriqi e pati tundur rrjetën e Blaugraneve.
Në këtë sezon, Muriqi ka luajtur 11 ndeshje, ka shënuar 2 gola dhe ka realizuar 1 asist.