3 C
Pristina
Thursday, December 5, 2024

Buy now

spot_img

Kurti: Po të arrihej qëllimi i sulmit mbi kanalin e Iber-Lepencit, pasojat marramendëse

Kryeministri Albin Kurti në një konferencë për media e ka krahasuar sulmin në kanalin e Ibër-Lepencit me sulmet ruse kundër Ukrainës.

Ai tha se përmes këtij sulmi synohej të dëmtohej infrastruktura kritike e vendit, që qytetarët të mbeteshin pa ujë, pa energji, ngrohje e telekomunikim.

“Pesha e pasojave të këtij sulmi, po të arrinte qëllimin e tij, do të ishte marramendëse. Ky sulm kishte për qëllim të shkaktonte dëme të pariparueshme në infrastrukturën e Kosovës. Ky do të shkaktonte për javë të tëra ndërprerje të prodhimit të energjisë nga Termocentrali Kosova B. Më tej, do të kishim ndërprerje të furnizimit të fabrikave të ujit, duke lënë pa ujë mbi 300 mijë qytetarë”, tha kryeministri.

Ai tha se dëmet direkte do të ishin së paku 2.5 milionë euro në ditë për import të energjisë elektrike e 100 mijë euro tjera në ditë për ujë.

Kryeministri thotë se megjithatë qëllimi i sulmit ishte çrregullimi i jetës së qytetarëve.

Ai tha se sulmi duket se ka lidhje me ato që i kryen Rusia në Ukrainë, pikërisht kundër infrastrukturës energjetike në Ukrainë.

“Nuk ka qenë në pyetje vetëm uji, por rryma. Nuk është vetëm rryma, por edhe ngrohja. E nuk është vetëm ngrohja, por edhe telekomunikimi. Ky sulm duket që ka lidhje me sulmet ajrore të Federatës ruse kundër Ukrainës. Sulme këto që ishin të drejtuara kundër infrastrukturës energjetike”, deklaroi kryeministri.

Kurti ka përmendur se në aksionin e djeshëm të policisë janë gjetur edhe emblema ushtarake ruse të kohërave të ndryshme.

“Në të njëjtën kohë kemi sulmin në ndërtesën e Komunës në Zveçan dhe sulmet në Ukrainë, ne Zveçan dy ditë para kësaj kishim sulmin kundër stacionit policor dhe tash infrastruktura krikë në veri sikurse në Ukrainë. Për të bërë më të dukshme këtë ndërlidhje është edhe akti që gjatë kontrolleve të zhvilluara nga Policia e Kosovës në lokacione të ndryshme përveç armëve dhe pajisjeve të shumta ushtarake u gjetën dhjetëra emblema të njësive ushtarake ruse, këto emblema u përkasin kryesisht njësive të specializuara për kryerjen e operacioneve të veçanta ushtarake, përveç këtyre u gjetën edhe flamuj krahu perandorak rus, flamur ky i përdorur nga Rusia e shekujve 18 – 19”, ka deklaruar ai.

“Serbia po i kopjon metodat ruse për të kërcënuar rajonin tonë, por edhe kjo do të dështojë pasi jemi mbështetur në vlerat demokratike perëndimore”.

Ai tha se Kosova është shembull për rajonin sa i përket mbrojtjes së pakicave.

Kryeministri tha se deri më tani vendi është përballur me sulme hibride e kibernetike, derisa sipas tij tashmë kanë ndodhur edhe sulmet kinetike.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img