0.5 C
Pristina
Saturday, November 30, 2024

Buy now

spot_img

Rama e quan goditje kriminale sulmin në Ibër Lepenc: BE-ja të heqë menjëherë sanksionet ndaj Kosovës

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka shkruar për sulmin në Ibër Lepenc duke thënë se është një krim i rëndë, që cenon jetën e qytetarëve të Kosovës,

Ai këtë e quajti goditje kriminale dhe u shpreh se duhet zbardhur e ndëshkuar sa më parë me mbështetjen e partnerëve ndërkombëtarë, përcjell Klankosova.tv.

“Akti i sabotazhit mbi infrastrukturën kritike të furnizimit me ujë në kanalin e Ibër Lepencit është një krim i rëndë, i cili cënon jetën e qytetarëve të Kosovës dhe godet procesin e normalizimit të marrëdhënieve në rajonin tonë, ku të gjitha shtetet janë të përfshira në rrugën e integrimit në Bashkimin Europian.  Kjo goditje kriminale duhet zbardhur e ndëshkuar sa më parë me mbështetjen e partnerëve ndërkombëtarë”, tha ai.

Rama gjithashtu tha se BE-ja duhet të heqë menjëherë sanksionet e mbetura ndaj Kosovës dhe siç u shpreh, të riangazhohet në një format të ri dialogu për normalizim mes Kosovës dhe Serbisë.

“Formati ekzistues ka dështuar të prodhojë rezultatet e dëshiruara dhe është koha që çështjet e dialogut të kalojnë përmes marrëdhënieve bilaterale të BE-së me Kosovën apo Serbinë, si dy shtete njësoj të pavarura prej njëra-tjetrës, ku fati europian i secilit shtet s’mund të varet nga dëshirat a mosdëshirat e shtetit tjetër; ashtu sikundër fati europian i krejt rajonit s’mund të varet nga mosnjohja e Kosovës nga Serbia apo 5 shtete anëtare të BE-së”, u shpreh tutje ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img