0.5 C
Pristina
Saturday, November 30, 2024

Buy now

spot_img

Kurti thotë se u sanuan në kohë rekorde dëmet e shkaktuar në Ibër Lepenc: Ky sulm shfaqi frymën e fuqishme të bashkëpunimit

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka vlerësuar lartë punën e bërë nga institucionet e Kosovës që sipas tij sanuan në kohë rekorde dëmin e shkaktuar në Ibër Lepenc. 

Kurti shpërndau postimin e ministres së Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ku disa orë më herët njoftoi se është siguruar furnizimi i rregullt me energji elektrike për vendin dhe ngrohje qendrore për qytetarët e Prishtinës.

Kurti shtoi se “ky sulm veçse shfaqi frymën e fuqishme të bashkëpunimit, kontributit e angazhimit të institucioneve tona”. 

Postimi i tij:

Punë e jashtëzakonshme dhe përgatitje e lartë e institucioneve tona të cilat në kohë rekord sanuan në masë të madhe dëmin e shkaktuar në Ibër Lepenc. Çfarëdo sfide e tejkalojmë bashkë, e edhe ky sulm veçse shfaqi frymën e fuqishme të bashkëpunimit, kontributit e angazhimit të institucioneve tona.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img