2.2 C
Pristina
Saturday, November 30, 2024

Buy now

spot_img

Sulmi në kanalin e Ibër Lepencit, Kurti konfirmon se do të mblidhet Këshilli i Sigurisë së Kosovës

Këshilli i Sigurisë së Kosovës pritet të mblidhet, pas sulmit në kanalin e Ibër Lepencit në Zubin Potok.

Kjo është konfirmuar nga kryeministri Albin Kurti në konferencë për media.

“Më lejoni të falenderoj partnerët tanë ndërkombëtarë, ShBA dhe BE për mbështetjen ndaj vendit tonë. Menjëherë pas kësaj konference për media, do të takoj komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Barduani dhe do të mbajmë mbledhje të jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurisë së Republikës së Kosovës.” – ka thënë ai, transmeton Nacionale.

Sulmi është kryer nga profesionistë, është sulmi i radhës terrorist që besojmë se vjen nga bandat e orkestruara e dirigjuara nga Serbia, që ka aftësinë për të shkaktuar sulme e dëme të tilla, duke përdorur sasi të madhe të eksplozivit në një nyjë kyçe, nëse dëmi nuk riparohe, një pjesë e Kosovës rrezikon të mbetet pa eenergji që në mengjes, disa qytete dhe një pjesë e Prishtinës, rrezikojnë të mbesin pa ujë të pijshëm.” – tha Kurti mes tjerash.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img