1.9 C
Pristina
Friday, November 29, 2024

Buy now

spot_img

12 vjet pas shfajësimit nga Tribunali i Hagës, Haradinaj beson në pafajësinë e bashkëluftëtarëve të tij

Sot janë mbushur 12 vjet nga shfajësimi i Ramush Haradinajt në Tribunalin e Hagës.

Lidhur me këtë, Haradinaj ka thënë se drejtësia vonon, por nuk harron, e kjo pafajësi ishte fitore për Kosovën dhe luftën heroike e të pastër të UÇK-së, transmeton Klankosova.tv.

Ai po ashtu shpreh besim se të pafajshëm do të dalin edhe ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi, e të tjerë bashkëluftëtarë që po gjykohen në Hagë.

“Titanike kanë qenë përpjekjet ndër shekuj të popullit shqiptar për lirinë e Kosovës. Heroike ka qenë lufta për çlirim e UÇK-së. Historike pavarësia e Kosovës. Në këtë rrugëtim jemi ndeshur me sfida të mëdha, një prej të cilave edhe përballja me drejtësinë ndërkombëtare”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

“Drejtësia vonon, por nuk harron. Sot mbushën 12 vjet nga pafajësia jonë në Tribunalin e Hagës, një fitore kjo, edhe për Kosovën, edhe për luftën heroike e të pastër të UÇK-së. Me besim në pafajësinë edhe të atyre që aktualisht janë në proces gjyqësor në Hagë”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img