1.6 C
Pristina
Friday, November 29, 2024

Buy now

spot_img

Kryeziu e LVV-së: Secila fytyrë që del për të folë më e pakëndshme për historinë e Kosovës

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni, ka reaguar pas padisë së paralajmëruar nga Partia Demokratike e Kosovës për masat sanksionuese të BE-së ndaj Kosovës.

Sekretarja e përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, tha sot në një konferencë për media se për shkak të shpifjes ndaj dy zyrtarëve të lartë të kësaj partie, do të ngritet padi ndaj deputetes Arbëreshë Kryeziu-Hyseni.

Kjo e fundit në një reagim në Facebook ka ironizuar me deklarimet e partisë më të madhe opozitare, duke thënë se “secila fytyrë që del për të folur më e pakëndshme për historinë e Kosovës”.

“Dy zotërinjtë e PDK-së nuk kanë reaguar për lobimin e tyre që mos t’i hiqen masat Kosovës, por paska reaguar një lobuese tjetër nga PDK, Vlora Çitaku. Ndoshta është e udhës të reagojë kjo që është e njohur për këso projektesh, dikur mbronte e shtynte tutje projektin e shkëmbimit territorial, sot kinse demanton atë të lobimit për mos heqje të masave për Kosovën. Konsistente në projektet e veta”, ka shkruar Kryeziu-Hyseni.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img