1.7 C
Pristina
Friday, November 29, 2024

Buy now

spot_img

Rohde për Asociacionin: Drafti është i yni, ekspertë ndërkombëtarë e kanë hartuar – ne e kemi paraqitur

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka folur sërish për çështjen e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, duke porositur që draft-statuti të dërgohet në Kushtetuese.

Ai tha se drafti është një dokument zyrtar që i është paraqitur Kosovës dhe se ky dokument i hartuar dhe paraqitur nga BE-ja, i plotëson të gjitha kriteret.

“Është drafti ynë. Ne e kemi paraqitur, pasi asnjë qeveri në Kosovë që nga viti 2015 nuk ka bërë asgjë për ta çuar këtë përpara, edhe pse është obligim ligjor. Kështu që ekspertë eminentë evropianë kanë hartuar një tekst, i cili faktikisht është pranuar edhe nga qeveria e Kosovës dhe ka pasur për këtë edhe komente publike. Prandaj ne kemi thënë që nëse ka dyshime, dërgojeni në Gjykatën Kushtetuese, në gjykatën tuaj!”, tha Rohde.

“Ne jemi që qartë. Për ne ai është një dokument zyrtar dhe gjithashtu … i është paraqitur … unë e kam theksuar disa herë ai (dokument) i është paraqitur qeverisë së Kosovës. Reagimet e para, për dallim nga reagimet e mëvonshme – të ndryshosh mendimin siç të shkon për shtati – sipas meje kjo gjithashtu nuk paraqet rrugën përpara. Dhe deri tani nuk ka pasur asnjë dokument tjetër që është paraqitur, është obligim ligjor i Kosovës, prandaj jemi bllokuar.”, u shpreh ai.

Ai tha se Kosova nuk e ka përmbushur ende këtë obligim që do të çonte në përparim të dialogut dhe në të gjitha frontet e tjera.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img