7.3 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Buy now

spot_img

Sveçla në Prekaz: Përulemi para emblemës së lirisë sonë, familjes Jashari

Ministri i Punëve të Brendshme ka bërë homazhe në Prekaz, aty ku prehet komandanti Adem Jashari bashkë me familjen e tij.

E si me rastin e ditëlindjes së Adem Jasharit, ashtu edhe Dita e Pavarësisë së Shqipërisë, Sveçla thotë se si në çdo festë kombëtare, ata përkulen para familjes më emblematike të lirisë së Kosovës, transmeton Klankosova.tv.

“Si në çdo festë kombëtare, përulemi para familjes emblematike të lirisë sonë, familjes Jashari në Prekaz. 28 Nëntori i pavarësisë së Shqipërisë merr edhe më shumë kuptim nga fakti që përkon me ditëlindjen e Komandantit legjendar Adem Jashari. Me sakrificën e tyre sublime, familja Jashari e prirë nga Komandant Ademi, ngritën lartë moralin e çdo ushtari të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e u kthyen në motiv të luftës së tyre për liri”, ka shkruar ministri në Facebook.

Ndër te tjera, ai bashkë me ministren e Punëve të Jashtme, Donika Gërvallen shkuan në Boletin të Zveçanit, aty ku prehet i qetë veprimtari Isa Boletini.

“Emri i tij do të jetë përherë i lavdishëm në historinë e 28 Nëntorit e në atë të popullit tonë. Të rënët për liri tonë janë lavdia e krenaria e mbarë popullit tonë. Ata janë udhërrëfyesit tanë të drejtë për ti ndjekur në çdo ditë të punës sonë”, ka shkruar tutje Sveçla.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img