Në Vlorë festimet për 28 Nëntorin kanë nisur ditën e sotme nën masa të rrepta sigurie.
Sipas A2 CNN, i gjithë territori përreth sheshit të Flamurit është i rrethuar nga policia. Po ashtu bëhet e ditur se në zonën përreth po hiqen edhe automjetet të cilat zënë rrugën.
Festime për Ditën e Pavarësisë do të mbahen edhe në Tiranë, ku pritet të Organizohet Parada e Shqiptarëve.