4.5 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Buy now

spot_img

Fitorja në zgjedhjet për kryetar të komunës në Gjermani, Kurti: Besiri ishte 1-vjeç kur ai dhe familja e tij u detyruan të largohen si refugjatë

Kryeministri Albin Kurti ka mirëpritur fitoren e Arianit Besirit në zgjedhjet për kryetar të komunës në Morbach, në landin Rheinland-Pfalz të Gjermanisë në zgjedhjet lokale të mbajtura atje.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Kurti shkroi për sfidat e Besirit kur ishte vetëm 1-vjeç, kur ai dhe familja e tij u detyruan të largohen nga Kosova dhe gjetën strehim si refugjatë të luftës në Gjermani

Postimi:

Shqiptari nga Mitrovica, Arianit Besiri, ishte 1-vjeçar kur ai dhe familja e tij u detyruan të largohen nga Kosova dhe gjetën strehim si refugjatë të luftës në Gjermani. Tash ai ka fituar zgjedhjet për kryetar të komunës në Morbach, në landin Rheinland-Pfalz të Gjermanisë në zgjedhjet lokale të mbajtura atje, për më tepër si socialdemokrat. Mërgata jonë tashmë përveçse e integruar mirë në vendet ku banojnë e zhvillojnë veprimtaritë e tyre, po japin edhe një kontribut të jashtëzakonshëm në jetën shoqërore, politike e ekonomike.

Kur e kuptova që është në Kosovë, nuk kisha se si mos ta takoja e ta mirëprisja në kryeministri, për ta uruar dhe për ta siguruar për mbështetjen dhe bashkëpunimin.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img