Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, nesër do të mbajë konferencë për media.
Konferenca do të nisë në ora 17:00, në selinë qendrore të AAK-së.
“Nesër, e enjte, datë 28 nëntor 2024, me fillim në ora 17:00, kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj mban konferencë për media. Konferenca mbahet në selinë qendrore të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, në lagjen Arbëria, rruga Vicianum.”