2.3 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Bayern Munich fiton derbin ndaj PSG-së, triumfon edhe Barcelona

Bayern Munich i ka arkëtuar pikët e plota në derbin kundër Paris Saint-Germain, pas fitores minimale 1:0.

“Bavarezzët” zhvilluan një paraqitje solide, duke dominuar në pjesën më të madhe të kohës.

Kim Min-Jae e bëri dallimin, ku realizoi me kokë pas një intervenimi të dobët së skuadrës mysafire (38’).

Situata për PSG-në u përkeqësua në minutën e 57-të, kur Ousmane Dembele mori kartonin e dytë të verdhë kësisoj u përjashtua nga loja.

Bayern lehtësisht mund të shënonte edhe së paku dy gola, mirëpo që Kingslay Coman e Jamal Musiala dështuan për t’i finalizuar aksionet.

Bayern tani ka 12 pikë në Ligën e Kampionëve, kurse PSG mbetet me katër sosh.

Ndërkohë, Barcelona i është kthyer fitoreve duke triumfuar në shtëpi ndaj Brestit me rezultat 3:0.

Robert Lewandowski e kaloi Barcelonën në epërsi pas vetëm 10 minutave lojë pasi shënoi nga pika e bardhë.

Për polakun ishte goli i 100-të në Ligën e Kampionëve, ku u bë lojtari i tretë në histori të këtij kompeticioni që e arrin këtë shifër pas Cristiano Ronaldos e Lionel Messit.

Barcelona ishte më e mirë në pjesën më të madhe të kohës, me Dani Olmon që e vulosi fitoren pas asistimit të Martin (66’).

Brest në fakt shënoi përmes Lage, por që goli u anulua për pozitë jashtë loje.

Krejt në fund, Lewa e vulosi fitoren pas një asistimi fantastik të Baldes (90+3′).

Katalunasit tani arkëtojnë 12 pikë në fazën e ligës të Ligës së Kampionëve, kurse Brest bie në vendin e 10-të me 10 sosh.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img