2.3 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Opozita në Shqipëri proteston sot, përplasje me policinë

Deputetë dhe pjesëtarë të Partisë Demokratike në Shqipëri sot, më 26 nëntor, po mbajnë protestën e tyre të paralajmëruar ditë më parë në Tiranë.

A2CNN raporton se në rrugën e Elbasanit janë përplasur me zyrtarë policorë deputeti Flamur Noka dhe protetuesë të tjerë.

Në rrugët e Tiranës janë parë një numër i madh i forcave të policisë. Protesta nisi në orën 17:00 dhe do të përfundojë në orën 20:00, teksa njësoj si herën e fundit, kur u bllokuan disa nga akset kryesore të vendit, nuk do të ketë fjalime apo podium nga drejtuesit e opozitës.

Protesta e sotme është nën moton: “O sot, o kurrë”, opozita do të bllokojë pesë nga kryqëzimet kryesore të Tiranës për të kërkuar edhe njëherë lirimin e liderëve nën masë arresti dhe qeveri teknike për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Deputeti Flamur Noka në protestën e opozitës, akuzoi kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, se ka rekrutuar banda me uniformë për të kërcënuar opozitën.

“Asgjë më shumë se po përmbushim misionin e opozitës është përpjekje në përmbushje të misionit tonë. Banditët me uniformë të rekrutuar nga rilindja tentojnë të intimidojnë e kërcënojnë opozitën. Sokol Bizhga njeriu që nxori në pritë Gjergj Mehmetin në ‘97 është shpërblyer për urrejtjen që ka ndaj PD-së dhe vjen këtu të drejtojë falangat e krimit kundër qytetarëve”.

Ai i bëri thirrje “kryeministrit që të largojë duart nga qytetarët, përndryshe do të shkojnë edhe në Surrel”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img