3.4 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Policia e Kosovës dhe ajo gjermane me aksion të përbashkët, cak bizneset “Call Center”

Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar, konkretisht Sektori për Hetime të Krimeve Kibernetike, ka zhvilluar sot një aksion, në koordinim me autoritetet gjermane – nën dyshimet për veprimtari të kundërligjshme që është ushtruar nga një grup i caktuar.

Siç merr vesh Sinjali, aksioni është kryer në disa lokacione të ndryshme, te bizneset që funksionojnë si ‘call center’, transmeton Klankosova.tv.

Raportohet se ky rast lidhet me një hetim disa mujor që është kryer në bashkëpunim edhe me Policinë gjermane.

Bazuar në informacionet e para, bizneset e regjistruara si qendra të thirrjeve është ushtruar veprimtari në kundërshtim me ligjin, me qëllim të përfitimit të jashtëligjshëm.

Klankosova.tv ka pyetur në polici lidhur me aksionin në fjalë, por ende s’ka marrë ndonjë përgjigje.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img