9.8 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Gjilan: Shkuan në shtëpinë e familjes pasi iu vdiq babai, motrat kërcënohen me thikë nga vëllai 

Dhuna në familje vazhdon të mbetet një nga damkat më të mëdha të shoqërisë kosovare. Çdo ditë në Polici raportohen raste ku vajzat dhe gratë dhunohen në forma të ndryshme nga personat me të cilët kanë zgjedhur të ndajnë jetën me ta, por edhe nga anëtarët e tjerë të familjes, raporton Gazeta Sinjali.

Një konflikt familjar ka ndodhur së fundmi në Gjilan, ku një person dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj dy motrave të tij. 

Sinjali mëson se rasti ka ndodhur në shtëpinë e familjes së tyre, ku dy viktimat kishin shkuar pasi babai i tyre ishte ndarë nga jeta – por që u përballën me vëllain. 

Për motive akoma të panjohura, i dyshuari ka kanosur me thikë viktimat, duke kërkuar që të largohen, me pretendimin se shtëpia është vetëm e tij. 

Rasti u denoncua dhe si rezultat, i dyshuari është arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor dhe inicimin e rastit për veprat penale ‘Dhunë në familje’ dhe ‘Kanosje’.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img