-1.2 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Kryesia e Degës së Prishtinës e AAK-së mblidhet për të koordinuar fushatën për zgjedhjet nacionale

Kryesia e Degës së Prishtinës e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) zhvilloi një takim të rëndësishëm për koordinimin dhe mobilizimin e strukturave lokale në kuadër të zgjedhjeve nacionale që priten së shpejti.

Në këtë takim, u diskutuan strategjitë për një angazhim maksimal dhe përfaqësim të suksesshëm të AAK-së në kryeqytet, me fokus të veçantë në forcimin e bazës elektorale.

Takimit iu bashkua edhe Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili shprehu mbështetje të plotë për Degën e Prishtinës.

Haradinaj vlerësoi punën e palodhshme të strukturave lokale dhe theksoi rëndësinë e përgatitjes së mirë për sfidat elektorale që po afronin. Ai u shpreh i sigurt se AAK-ja do të arrijë rezultate të suksesshme në zgjedhjet që vijnë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img