-2.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Darka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon

Në prag të 28 Nëntorit, Festës së Flamurit Kombëtar, datëlindjes së komandantit legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Adem Jashari dhe daljes publike të UÇK-së, është organizuar aktiviteti tradicional Darka e Lamës në Llukë të Epërme të Deçanit.

Në këtë fshat historik të kuvendeve për pajtimin e gjaqeve te “Vrellat e Llukës” në odën e rapsodit kombëtar Dervish Shaqa janë bërë bashkë shumë pjesëmarrës për të shënuar festën e njohur edhe si “Darka e Bereqetit” e karakterizuar me ushqimin tradicional, këngët me motive tradicionale, lojërat e ndryshme e plisat e bardhë.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj kujtoi kohën kur si fëmijë organizohej Darka e Lamës. Ai tregoi se çfarë kishte biseduar me ish-presidentin Ibrahim Rugova rreth këtij aktiviteti, për çka tha se është një ngjarje e mirë që bashkon njerëzit.

“I kujtoi këto 56 vjet ku si fëmijë jam rritur në Gllogjan, në shkollë kam ardhur në Deçan, në gjimnaz në një kohë, por edhe gjatë luftës pëllëmbë për pëllëmbë e kam shkelur këtë zonë nuk kishim nga të shkonim. Ashtu siç jeni rritur ju të moshës sime, edhe unë e kam mbërri Darkën e Lamës ende u organizonte. Ne folëm për bereqet, por ka qenë edhe bulmeti, kanë qenë t’i qesin edhe tinarët jashtë, t’i rreshtojnë t’i shihen, t’i vendosin vargjet me speca të gjitha ato, qepë e çfarë kanë pasur. Pas luftës, e kam pasur një bisedë me presidentin Rugova kur folshim për shenjat tona, pati thënë se Darka e Lamës është shenjë e jona, që ia pati filluar të organizohej në nivel vendi. Unë mendoj që kjo është shenjë e mirë, një ngjarje që na bashkon. Ju gjetsha bashkë gjithë, me bereqet dhe me të gjitha të mirat”, ka uruar Haradinaj.

Shtrimi i kësaj darke u nis nga ish-presidenti Ibrahim Rugova në vitin 2002, ku synim ishte që të shënohet fundi i stinës së verës dhe fillimi i vjeshtës. Ndërsa, në sofrat, ku mysafirë ishin krerë institucionesh nga vendi e ndërkombëtarë, shtrohej ushqim tradicional.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img