-2.4 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Tottenhami ‘gjunjëzon’ Man Cityn – fiton me rezultat të thellë në Etihad

Manchester City ka pësuar humbje të thellë në shtëpi me rezultat 4-0 ndaj Tottenhamit në kuadër të javës së 12-të në elitën e futbollit anglez.

Mysafirët kaluan në epërsi në minutën e 13-të përmes James Maddison, i cili realizoi për rezultatin 1-0 pas asistimit të Dejan Kulusevskit.

Nuk kaloi shumë kohë dhe Spurs dyfishuan epërsinë e tyre duke shënuar sërish me Maddison i cili gjeti rrjetën në minutën e 20-të për 2-0 pas asistimit të Heung-Min Son.

Tottenhami pati mundësinë të shënonte golin e tretë kur në minutën e 28-të portieri Ederson bëri një pritje të vështirë për t’ia mohuar golin Dominic Solankes.

Sidoqoftë, reprezentuesi brazilian nuk i shpëtoi as golit të tretë, pasi në pjesën e dytë ekipi i Ange Postecoglout e gjeti sërish golin, këtë herë me Pedro Porron (53’) i cili realizoi për 3-0.

Man City u mundua të rikthehej në lojë, por fatkeqësisht nuk ia dolën të gjejnë rrugën e rrjetës.

Erling Haaland ishte i pafat kur në minutën e 60-të goditi traversën teksa Vicario golin ia mohoi edhe Ilkay Gundoganit në minutën e 77-të me një pritje fantastike.

Pak çaste pa përfunduar takimi Tottenhami shënoi edhe golin e fundit për ta kompletuar ‘fundosjen’ e Cityt në këtë sfidë, me Brennan Johnson (94′) që realizoi për 4-0 pas asistimit të Timo Werner.

Pas kësaj humbje Man City mbetet në kuotën e 23 pikëve dhe vazhdon në pozitën e dytë në tabelë, teksa Tottenhami tashmë ka 19 sosh dhe renditet në pozitën e gjashtë.

Standings provided by Sofascore

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img