2.8 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Dënohet me 15 mijë euro gjobë për mashtrim në prokurim publik drejtori i kompanisë “Bageri”

Gjykata Themelore në Ferizaj e ka dënuar me 15 mijë euro gjobë të akuzuarin Bujar Shabani, drejtor i kompanisë “Bageri”, i cili akuzohet se për “Keqpërdorimi dhe mashtrimi në prokurim publik”.

Aktgjykimi ndaj të akuzuarit u shpall të premtën nga gjyqtari Sahit Krasniqi, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Shabani është obliguar të paguajë 100 euro si paushallë gjyqësor dhe 50 euro për viktimat e krimit.

Shpallja e aktgjykimit e ka konfirmuar edhe avokati Fitim Shabani, mbrojtës i të akuzuarit Bujar Shabani.

Sipas aktgjykimit ndaj Shabanit u shpall dënim gjobe në lartësi prej 10 mijë euro si dhe dënim me burgim në kohëzgjatje prej 6 muajve i cili dënim me pëlqimin e të akuzuarit u zëvendësua me gjobë në shumë prej 5 mijë euro.

Më 20 nëntor 2024, i akuzuari e ka pranuar fajësinë derisa më 3 maj 2023 ai ishte deklaruar i pafajshëm ndaj akuzës se ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi dhe mashtrimi në prokurim publik”.

Sipas aktakuzës së ngritur më 26 prill 2022 nga Prokuroria Themelore e Ferizajt, në muajin mars të vitit 2019, i pandehuri si pronar i Operatorit Ekonomik NPSH ‘Bageri’, me seli në Ferizaj, me vetëdije kishte shkelë rregullat e prokurimit publik gjatë një oferte për dhënien e kontratës së prokurimit publik, duke paraqitur dokument të rremë, në atë mënyrë që me rastin e ofertimit në projektin ‘Zgjerimi i rrugës në fshatin Bibaj, kyçja në autostradë Arbër Xhaferi’, me numër të prokurimit 656-19-3136-511 dhe ofertimin në projektin ‘Asfaltimi i rrugëve në fshatin Jezerc’, me numër të prokurimit 656-19-3386-511, kishte ofruar të dhëna të rreme, përkatësisht kishte falsifikuar kontratat e punës të lidhura me të dëmtuarit Arben Vranovci dhe Violeta Aliu, duke ndërruar përmbajtjen e kontratave të punës.

Tutje, në aktakuzë thuhet se i pandehuri Shabani e po ashtu pa lejen dhe dijeninë e të lartcekurve kishte përdorur diplomat e kualifikimit universitar, CV-të, referencat si dhe licencën për kryerjen e matjeve kadastrale në emër të Violeta Aliut, me qëllim të mashtrimit dhe ndikimit në vendimin e një autoriteti kontraktues në procedurën e prokurimit publik, me ç’rast i njëjti është përzgjedhur si tenderues i suksesshëm duke përfituar projektin trevjeçar ‘Asfaltimi i rrugëve në fshatin Jezerc.

Me këtë ai ngarkohet se ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi dhe mashtrimi në prokurim publik” nga neni 415 paragrafi 1 të KPRK-së.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img