Policia e Kosovës në një komunikatë të publikuar pasditen e së premtes, ka kërkuar kujdes nga pjesëmarrësit në komunikacion pas erërave e reshjeve në vend.
Policia në komunikatë ka njoftuar se janë raportuar të kenë ndodhur disa aksidente në rrugët e vendit dhe në autostradë.
“Orëve të fundit mbi vendin tonë kanë vazhduar të reshura të shiut të shoqëruara me erë, kjo ka bërë që në disa lokacione disa rrugë të jenë të mbuluara nga uji, po ashtu tani në orët e vona dukshmëria të ulet ndjeshëm.
Gjatë kësaj kohe, janë raportuar të kenë ndodhur edhe aksidente në rrugët e vendit, përfshirë aksidente në autostradë.
Njësitet policore janë në teren të mobilizuara për të shtuar sigurinë në trafik dhe po trajtojnë aksidentet që kanë ndodhur.” – thuhet në njoftim.