-0.9 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Ibrahimi: Buxheti i komunave për vitin 2025, 21 milionë euro më pak

Drejtori ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi ka thënë se sipas llogaritjeve të tyre, buxheti për komunat në vitin 2025 do të jetë më i vogël krahasuar me këtë vit.

“RTK”, ai citohet të ketë thënë se vlera monetare del të jetë më pak për 21 milionë euro.

“Këtë vit ka qenë 22.4 %, kemi një zvogëlim prej 0.6 %, e cila kur të përkthehet në vlerë monetare del se është më pak prej 21 milionë eurosh. Po të ndahej e njëjta në vitin e ardhshëm komunat do të përfitonin 21 milionë euro më shumë sesa këtë vit. Mirëpo kjo nuk ka ndodhur dhe ka probleme të tjera, kur ndahen mjetet tek ministritë e linjës dhe pastaj ministritë i shpërndajnë ato nëpër komuna.” – citohet se ka thënë ai.

“Po të shtyhej aty granti i katër dhe shërbimet sociale, unë mund të theksoj se të gjithë kryetarët do të mbeteshin të kënaqur.” – ka shtuar Ibrahimi.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img