0.3 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Buy now

spot_img

Katër raste të dhunës në familje, të enjten

Katër raste të dhunës në familje, janë raportuar të enjten në polici.

Dy nga to janë në Pejë, një në Obiliq, dhe tjetra në Fushë Kosovë.

Një person në Obliq, është dërguar në mbajtje pasi dyshohet se e ka rrahur gruan e tij. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, tha policia, përcjell Klankosova.tv.

Në mbajtje u dërgua edhe një person në Fushë Kosovë. Ai po dyshohet se e ka sulmuar fizikisht gruan e tij.

Një grua në Pejë është ankuar në polici se është sulmuar fizikisht nga anëtari i familjes. “Nuk raportohet për të lënduar”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë, përcjell Klankosova.tv.

Në të njëjtin qytet, një burrë u dërgua në mbajtje. Ai dyshohet se nën ndikim të alkoolit ka ofenduar dhe ka kanosur bashkëshorten e tij.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img