Fundjava në Kosovë do të mbizotërojë me mot të vranët e me temperatura të ulëta.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do të lëvizin nga -4 gradë Celsius deri në 6 gradë Celsius, transmeton Klankosova.tv.
Më poshtë gjeni njoftimin e plotë të IHMK-së:
-Të shtunën parashihet të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Në mëngjes nëpër ultësira parashihet të ketë mjegull dhe ngrica. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 deri -1gradë Celsius,ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-5 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-4m/s.
-Të dielën parashihet të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Në mëngjes parashihen ngrica , prandaj pjesëmarrësit në komunikacion duhet të kenë kujdes të shtuar .Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 deri -9 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 3-6 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes.