-1.6 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Buy now

spot_img

Rama njofton nisjen e punimeve për ndërtimin e rrugës Bilçë-Drobonik në Berat

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka njoftuar se kanë nisur punimet për ndërtimin e rrugës Bilçë-Drobonik në Berat.

Ai është shprehur se ky projekt plotëson të gjithë aksin e ri që përfshin rrugën Ballaban-Berat dhe Urën e Bilçës, përcjell Klankosova.tv.

“Kanë nisur punimet për ndërtimin e rrugës Bilçë-Drobonik, në Berat. Një projekt, i cili plotëson të gjithë aksin e ri që përfshin rrugën Ballaban – Berat dhe Urën e Bilçës”.

“Ky është një aks me rëndësi strategjike për Beratin, si në zhvillimin e fshatrave, të cilët karakterizohen nga produkte të jashtëzakonshme, ashtu edhe për krijimin e një portofoli të ri vizitorësh që vijnë direkt nga jugu në qytetin e “Një mbi Një Dritareve”. Kjo rrugë do të shkurtojë ndjeshëm distancën e lëvizjes së mjeteve nga Droboniku, Bilça nëpërmjet Urës së re të Bilçës”, thuhet tutje në shkrimin e Ramës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img