-3.8 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Berisha për deklaratën e Maqedoncit: Me i ushqy një mijë ushtarë me biftek, duhet me i pre 400 bika

Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova ka folur në lidhje me ushqimin e ushtarëve të FSK-së, respektivisht ai komentoi deklaratën e ministrit Ejup Maqedonci, të pak ditëve më parë se ushtarët po vazhdojnë të ushqehen me tri shujta, dhe se 1 mijë prej tyre në Babaj të Bokës, kanë ngrënë për herë të parë biftek të klasit të parë.

Berisha këtë e ka quajtur gënjeshtër, duke thënë se për ta ngrënë atë ushqim 1 mijë ushtarë, siç tha ai, duhet prerë 400 mëzor

“Me i ushqy 1 mijë ushtarë me biftek të kualitetit të lartë, duhet me i pre 400 bika edhe kjo nuk është e mundshme. Pastaj shtrohet pyetja se çka me bë me ata të tjerët që nuk po hanë, sepse ushtarët duhet të jenë të barabartë, ushqimi duhet t’u servohet në mënyrë të barabartë”.

“Ajo ka qenë rrenë e kulluar mua më vinin fotografitë se çka janë duke ngrënë në atë moment ushtarët, aty kishte gjëra krejt të ftohta, kanë qenë edhe në ushtrim fushor disa ushtarë. Kanë ngrënë pashteta, ndonjë çorbë”, është shprehur Berisha.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img