11.7 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Buy now

spot_img

Deklarata për gjuhën shqipe, Sela e kritikon Kurtin: Uroj të jetë një lajthitje momenti

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, e ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për deklaratën rreth statusit të gjuhës shqipe në Maqedoni të Veriut.

Ai ka vlerësuar se një gjë e tillë është shumë e dëmshme.

Në profilin e tij në “Facebook”, Sela ka shkruar se uron të jetë një lajthitje momenti.

“Më ka ngel thellë në kujtesë periudha e diferencimeve politike të pasviteve 1981. Është  gati e pashlyeshme në mbamendjen time prej femije të askohe-kryefjala e lajmeve që niste me, nacionalizmin, shovenizmin, iredentizmin, separatizmin shqiptar! Shumë shëmtuar dukej kur thuhej shqip dhe për shqiptarët nga elita politike komuniste shqiptare.

Është më se e qartë se ky zhargon politik kontrollohej nga një qendër që per qëllim kishte satanizimin e viktimës, fillimisht spastrimin institucional të shqiptarëve e me pas edhe etnik të tyre. Sot mu rikthye kjo ndjesi e keqe e shumë viteve më parë pa asnjë ndryshim në formë dhe paraqitje! Shqip u godit gjuha shqipe dhe perpjekja për barazi të saj me gjuhën maqedone në Maqedoninë e Veriut. Uroj të jetë një lajthitje momenti…”, ka shkruar Sela.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img