4.5 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Buy now

spot_img

“Hajde Taulant tregona”, Bajrami ia qet krejt në “shesh” zv.ministrit të Nagavcit

Deputetja e LDK-së Hykmete Bajrami ka publikuar disa të dhënë për zëvendësministrin e Nagavcit, Taulant Kelmendi, i cili akuzoi krejt pabazë deputete ne LDK-së.

“Në Pejë Taulanti është djali i ish drjetorit të arsimit, i cili në vitin 2010 e pat regjistru një kompani dhe merrte tenderë nga komuna, por edhe drejtpërdrejtë nga drejtoria e cila udhëhiqej nga babai i tij, kështu ai përfitonte fonde publike.

– Hajde Taulant tregona të gjithëve qysh kë marrë tender me e shtru rrugën për Nabergjan në vitin 2010, rrugë të cilën firma jote nuk e ka shtru kurrë.

– Trego qysh ke marrë tender direkt nga babai i juaj për renovim të shkollës Ekonomike – objekti B, dhe në vend të dritarëve të plastikës ka qitë dritare të drurit të ngjyrosara me ngjyrë të bardhë.

– Trego si ke marrë tenderë dhe je pagu me i furnizu shkollat me dru dhe i ka lënë me muaj të tërë pa ngrohje.” – ka shkruar Bajrami, ndër të tjera.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img