5.9 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Buy now

spot_img

Ironizohet me pushtetin: “Kurti duke ua uruar grave të Krushës grantin 100 mijë euro”

Pasi u publikua skandali me 100 mijë euro subvencion për vëllain e Fitore Pacollit, u mor vesh se për të njëjtin grant kishte aplikuar më herët edhe biznesi i Fahrije Hotit.

Kurti kishte vizituar gratë e Krushës, ndërsa gazetari Ilir Mirena ka publikuar një fotografi, duke ironizuar se ai po “uronte ato për grantin 100 mijë euro”.

“Kurti duke ua uruar grave te Krushes grantin 100 mije euro. Edhe po ju tregon qe k’ta t’luftes hibride po rrejne, po thone qe nga 100 mije i kane fitu vellau i Fitore Pacollit dhe keshilltari i Pecit…” – ka shkruar ai.

Ndryshe, Kooperativa Bujqësore “Krusha” ka shprehur dje shqetësimin dhe zhgënjimin  lidhur me vendimin e fundit të Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë (AZHB), e cila refuzoi aplikimin me arsyetimin se mungonin dokumentet plotësuese lidhur me trajtimin e ujërave dhe përshkrimin teknologjik të procesit të prodhimit.

“Dëshirojmë të theksojmë se thirrja për aplikim ishte e hapur gjatë vitit 2023, ndërsa vendimi për refuzimin e aplikimit tonë është kthyer në vitin 2024. Ky vonim në shqyrtim dhe dhënie të përgjigjes ndikon negativisht në planet dhe operacionet tona, duke dëmtuar mundësitë për zhvillim dhe investim.

Për më tepër, dëshirojmë të sqarojmë se KB “Krusha” nuk ka përfituar asnjë grant nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR) që nga viti 2015. Në atë kohë, edhe pse u shpallëm përfitues, procesi u shoqërua me vështirësi dhe pagesa e grantit nuk u realizua plotësisht për shkak të problematikave procedurale nga ana e institucioneve. Që nga ai vit, nuk kemi marrë asnjë mbështetje nga MBPZHR, pavarësisht rolit tonë të rëndësishëm në sektorin e bujqësisë dhe eksportit.

Pas vendimit të refuzimit, ne paraqitëm ankesë në përputhje me procedurat ligjore dhe shpresuam në një rishikim të drejtë dhe të paanshëm. Megjithatë, vendimi u kthye përsëri si refuzim, këtë herë duke u bazuar vetëm në një pikë të vetme, duke krijuar përshtypjen e një trajtimi të padrejtë. Agjencia sugjeroi që të ndjekim rrugën gjyqësore për ta sfiduar këtë vendim, por një procedurë e tillë paraqet sfida të mëdha për një organizatë si e jona.

Me gjithë këtë kontribut dhe përkushtim, që nga viti 2015 nuk kemi marrë asnjë mbështetje nga MBPZHR. U bëjmë thirrje institucioneve të shqyrtojnë me kujdes politikat e tyre për të siguruar që organizatat si KB “Krusha”, që japin një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik të vendit, të trajtohen me drejtësi dhe të marrin mbështetjen e merituar.”

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img