2 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Buy now

spot_img

Haradinaj e Limaj priten nga mërgimtarët në Gjermani: Së bashku do të krijojmë një epokë të re zhvillimi në Kosovë

Kandidati për kryeministër nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Nisma Socialdemokrate, Lista Konservatore dhe Forumi Intelektual E-30, Ramush Haradinaj, në një tubim madhor, ka takuar bashkatdhetarë që jetojnë e veprojnë në Augsburg të Gjermanisë.

Përpara një numri tmërgimtarësh, Haradinaj ka thënë se bashkë me partnerët e koalicionit po ndërtojnë një vizion për diasporën.

“Në tubimin e sotëm në Augsburg, zemra e diasporës rrah për Kosovën. Me partnerin tonë të Koalicionit, z. Fatmir Limaj e të tjerët, po ndërtojmë një vizion të përbashkët për diasporën – një forcë transformuese për zhvillimin dhe prosperitetin e shtetit tonë. Bashkëatdhetarët tanë në Gjermani nuk janë thjesht një komunitet jashtë vendit, por një potencial i jashtëzakonshëm për ndryshim”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj është shprehur se qeveria aktuale ka dështuar të krijojë ura të qëndrueshme me diasporën.

“Qeveria aktuale ka dështuar të krijojë ura të qëndrueshme me diasporën, duke i lënë në harresë kontributet dhe aspiratat e tyre. Ne do të ndryshojmë rrënjësisht këtë qasje përmes lehtësirave konkrete tatimore për bizneset e diasporës dhe krijimit të një profili të qartë ekonomik që prezanton mundësitë reale për investime. Do të implementojmë një strategji gjithëpërfshirëse që promovon sektorët kyç ekonomikë dhe potencialin turistik të Kosovës”, është shprehur Haradinaj.

Ai ka shtuar se Fëmijët e diasporës meritojnë të ruajnë lidhjen e fortë me identitetin dhe kulturën tonë.

“Fëmijët e diasporës meritojnë të ruajnë lidhjen e fortë me identitetin dhe kulturën tonë. Do të formalizojmë arsimin plotësues në diasporë dhe do të krijojmë programe mentorimi për transferimin e njohurive. Përmes një platforme të dedikuar për diplomaci publike dhe kulturore, do të forcojmë pozicionin ndërkombëtar të Kosovës dhe do të hapim perspektiva të reja për zhvillim ekonomik”, ka shtuar ai.

Haradinaj ka ripërsëritur rëndësinë e anëtarësimit direkt të Kosovës në NATO.

“Kosova që po e ndërtojmë, e anëtarësuar direkt në NATO përmes Planit Aksional, ka nevojë për energjinë, ekspertizën dhe rrjetet ndërkombëtare të diasporës. Së bashku do të krijojmë një epokë të re zhvillimi, ku çdo bashkëatdhetar, kudo që ndodhet, bëhet pjesë aktive e transformimit të vendit tonë. Kjo është më shumë se një premtim – është një vizion i realizueshëm për një Kosovë më të fortë ekonomikisht dhe ushtarakisht”, ka përfunduar Haradinaj.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img