1.8 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Buy now

spot_img

Zyrtari i LDK-së që njoftoi për grantin e vëllait të Fitore Pacollit: Ministër duhesh me dhënë llogari, me qetësi

Sekretari i Përgjithshëm i Forumit të Rinisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Egzon Pacolli, ka reaguar ndaj ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Pecit, i cili zyrtarët opozitarë i ka quajtur kriminelë dhe të shthurur mentalë.

Zyrtari i LDK-së i cili njoftoi ditë më parë rreth grantit prej 100 mijë euro të cilin e kishte përfituar vëllai i deputetës së VV-së Fitore Pacolli, tha se ministri Peci duhet të jap llogari, me qetësi.

“Ministër Faton Peci, të kisha sugjeru me u qetësu e mos me eskalu në gjuhë fyese e sharëse!Paratë e dhëna për vëllaun e Fitore Pacollit e këshilltarin tënd, janë të shtetit jo të xhepit tuaj, prandaj duhesh me dhanë llogari, ama me qetësi! Hajde luftone krimin e premtum tash, masi iu nxunëm”, tha ndër të tjera sekretari i FR të LDK-së Egzon Pacolli, transmeton Klankosova.tv

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img