Policia ka arrestuar një person në Kllokot, pasi në veturën e tij është gjetur një pushkë e cila ishte me leje të skaduar.
Në shtëpinë e të dyshuarit është bërë bastisje, ku është gjetur edhe një pistoletë me leje të skaduar, përcjell Klankosova.tv.
“Patrulla policore ka ndaluar një veturë me ngasës mashkull kosovar dhe gjatë kontrollit në ulësen e pasme kanë gjetur një pushkë M-48 e cila ishte me leje të skaduar”.
“Është bërë bastisje në shtëpinë e të dyshuarit dhe është gjetur një pistoletë me leje të skaduar. Rasti në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.