0.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Buy now

spot_img

Ministria e Kulturës e pranon se i larguan drunjtë shumë-vjeçar afër Teatrit: Rrënjët e dëmtonin strukturën

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e ka pranuar se janë përgjegjës për largimin e disa drunjë afër Teatrit Kombëtar.

Këtë e kanë bërë, sipas tyre, për shkak se rrënjët e dëmtonin strukturën

Postimi:

Sqarim për drurin e larguar në afërsi të Teatrit Kombëtar të Kosovës

Ministria e Kulturës po bën investimin më të madh që është bërë ndonjëherë në Teatrin Kombëtar të Kosovës, restaurimin e plotë dhe zgjërimin e hapësirave të tij.

Për hartimin e këtij projekti janë angazhuar profesorë nga gjashtë fakultete të Universitetit të Prishtinës ndërsa jemi pajisur me leje nga Instituti i Kosovës për Mbrojtje të Monumenteve.

Largimi i drurit në afërsi të teatrit ka qenë i paraparë në projekt për shkak që rrënjët e tij kanë qenë të mbështetura në muret e strukturës së ndërtesës, duke dëmtuar kështu strukturën dhe duke pamundësuar realizimin e punëve të drenazhimit, përforcimim e themeleve dhe vazhdimin e zbatimit të projektit.

Po kujdesemi që projekti të zbatohet tërësisht, dhe punët të zhvillohen në mënyrën më profesionale. Natyrisht që druri i prerë do të zëvendësohet. Hapësirat e gjelbërimit janë të parapara dhe do të zbatohen në detaje.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img